Nga nesër merreni çadrën me vete, kjo javë do të jetë me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se java që vjen do të jetë kryesisht me shi.

Lajme

18/11/2018 22:23

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme e deri të enjten, në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me shi, shkruan lajmi.net.

Sipas IHMK-së, pas këtyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit, situata meteorologjike ka ndryshuar dukshëm, duke bërë që java e ardhshme të vijoj me mot tipik vjeshtor, me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe kryesisht i vranët momentalisht në viset e larta kemi reshje bore derisa në vise të ulëta reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Lexo edhe:

Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për nesër

Deri ditën e enjte do të vazhdoj të mbajë mot i paqëndrueshëm, kurse nga e enjtja deri ditën e diele do të ketë ngritje të në fushat termike, shkruan më tutje lajmi.net.

Sipas IHMK-së, këto qarkullime të masave të ajrit dhe këto reshje të shiut do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes, shpejtësia e së cilës vende-vende do të arrijë mbi 11m/s. /Lajmi.net/