Anëtarë të Kryesisë së LDK-së, deputet e veprimtarë nderuan dhe kujtuan ish-deputetin Agim Kikaj

Janë bërë një vit nga ndarja nga jeta e ish-kryetarit të Komunës së Podujevës dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Agim Kikaj.

Lajme

18/05/2018 17:52

Në emër të kryetarit të LDK-së dhe kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri shprehu ngushëllime për familjen Kikaj dhe gjithë qytetarët e Podujevës dhe Kosovës.

Beqiri tha se kemi humbur një mik të madh dhe Agim Kikaj jo vetëm që po i mungon familjarëve por të gjithëve.

Beqiri ndryshe u shpreh: “Të jenë krenar me atë që Agimi ka bërë për ne por edhe me familjen e mrekullueshme që ka lënë pas”.

“Agim Kikaj me sjelljen e tij shembullore dhe gjithë punën e kontributin për Kosovën ka lënë gjurmë të pa shlyeshme për ne”, thuhet në komunikatën e LDK-së.