Anët e errëta që duhet t’i dini për klasikët e mëdhenj të muzikës (Foto)

Muzika klasike ecën përmes shekujve, duke kënaqur shpirtrat dhe veshët e shumë brezave.

Fun

15/11/2016 09:20

Beethoven, Mozart, Liszt,  Schubert, e të tjerë,  janë gjeni të muzikës, por askush nuk i di anët e errëta të tyre, zakonet apo sëmundjet që i kanë përndjekur. Po ju paraqesim disa të vërteta rreth tyre, të cilat pakkush i di.

1-Fitorja dhe Hakmarrja

Image

Simfonia nr 5, në Do minor të Ludwig van Beethoven, e realizuar në 1808,  është njohur si simfonia e Fitores. Dhe arsyeja është e thjeshtë: 4 notat fillestare (sol-sol-sol-mi bemole), u përdorën gjatë Luftës së II Botëror, si hapje tek Radio e Londrës, e cila transkriptonte kodin Mors: pikë-pikë-pikë-linja, që jepnin letrën V të Fitores. Sekuenca në fjalë është përmendur edhe në filmin V., për Hakmarrje, ndoshta për të njëjtin motiv.

2-Femrat nuk mund të ndiqnin pasionin për muzikë

Image

Fanny Mendelssohn
Kompozitori gjerman Felix Mendelssohn ishte një fëmijë ogurmirë, por jo i vetmi në familje: motra e tij Fanny Mendelssohn ishte e njëjta gjë ; muzikante dhe kompozitore. Asaj nuk iu lejua që të ndiqte dashurinë për muzikën sepse ishte femër. Ishte pikërisht familja që e pengoi atë dhe vëllai Felix pranoi se kishte publikuar disa nga kompozimet e saj me emrin e tij. Një shembull? Ishte i Fannyt vepra “Italien”, kënga që Feliksi kishte bërë për mbretëreshën Viktoria, që në fakt ishte edhe kënga më e preferuar e saj. Ajo nuk e dinte që kënga ishte shkruar nga një femër.

3-Meritat e maces në muzikën klasike

Image

Arratisja në sol minor e Domenico Scarlatti është e njohur gjerësisht si “Cat Run”. Arsyeja? Scarlatti ishte frymëzuar nga melodia e krijuar nga Pulcinella, macja e tij, i cila ishte duke ecur në tastierë. Kjo mjaftoi që Scarlati të frymëzohej për kompozimin e famshëm.

4-Fetishizmi i fansave të Franz Liszt

Image

Fetishizmi (adhurim e hyjnizim i diçkaje, duke iu përulur verbërisht) i një fansi roku, nuk është një fenomen i së sotmes.  Kompozitori hungarez Franz Liszt, ishte mbytur nga kërkesat e fansave, që kërkonin fijet e flokut të tij. Në një moment, Liszt mori një qen dhe i priste qimet dhe ua jepte fansave, duke i thënë se ishin flokët e tij.

5-Humori i pistë i Mozartit

Image

Të gjithë e dimë se Mozart ishte një gjeni, por pak e njohin pasionin e tij për të bërë humor me fjalë të pista. Në letrat e tij dhe madje në vepra të ndryshme gjenden batua për jashtëqitjen e njeriut. Madje ai ka tronditur edhe gruan e hekurt Margaret Thatcher,  e cila pasi kishte qenë prezente në një shfaqje në Amadeus të Peter Shaffer, tha se nuk mund të besonte një version kaq të ndyrë të kompozitorit. “Besoj se është e turpshme për Teatrin Kombëtar që të shohësh Mozartin që të thojë gjëra kaq të turpshme. Një kompozitor i muzikës kaq elegante dhe të mrekullueshme, është e pamundur që të flasë kështu”.

6-Misteri Simfonia nr 8 të Franz Schubert

Image

Simfonia nr 8., e Franz Schubert është njohur edhe si një vepër e papërfunduar, sepse vetëm dy lëvizjet e para janë plotësuar dhe orkestruar nga autori. Po si ka mundësi? Hipotezat janë të ndryshme. Mund të bëhet fjalë për ndonjë eksperiment, ose ndoshta bëhej fjalë për pesimizëm: Schubert  ishte i bindur se nuk do ta mbaronte dhe e braktisi. Dikush thotë se ishte diagnoza e sifilizit dhe që e tronditi. Por teoria më e besueshme është një tjetër: dy lëvizjet e plota të kësaj simfonie kishin aq përsosmëri në vetvete, sa mjaftonin për të shprehur atë që Schubert donte të transmetonte. Prandaj, përfundimi i veprës ishte i panevojshëm.

7- Hypochondria e Çajkovskit

Image

Kompozitori i madh rus, Pyotr Ilyich Tchaikovsky (ose Çajkovski), autori i veprës “Arrëthyesi”, ishte aq hypochondrik, saqë mbante mjekrën me dorë, ndërsa drejtonte orkestrën e tij. Ai ka pohuar se e bënte këtë nga frika se mos i binte koka. Refuzonte të pinte gjëra që nuk ishin në shishe të mbyllura prej frikës se mos infektohej nga ndonjë sëmundje. Ironia e fatit bëri që në vitin 1893 të diagnostikohej me kolere dhe që vdiq pas disa orësh. Ka edhe nga ata që besojnë se kjo nuk ishte e vërtetë. Muzikantja sovjetike Alexandra Orlova thotë se Çajkovski vrau veten me arsenik, pas kërcënimeve që iu bënë, të cilët i thanë se do bënin publike homoseksualitetin e tij./Gazeta Shqip