Anel Rashkaj në Vala Superligën e Kosovës

.

Sport

04/08/2017 22:52

Mesfushori i Përfaqësuesës së Kosovës, Anel Rashkaj nga sezoni i ri do të luajë në Vala Superliga

Pas grumbullimit të fundit me Përfaqësuesën e Kosovës në muajin qershor u përfol që Anel Rashkaj do të kalojë te radhët e Prishtinës.

I kontaktuar nga ‘IndeksOnline’ ish-kapiteni i Përfaqësuesës së Kosovës zbuloi se po ‘ndahet’ me klubin aktual Eskilutunën dhe se nga sezoni ri ai do të jetë pjesë e futbollit kosovar.

“Ka një muaj që kam kërkuar nga klubi të më liroj dhe shumë herë më kanë thënë jo, ndërsa tani Eskiltuna më në fund ka vendosur që nga 11 gushti të më liroj që të bisedoj me klube tjera,” ka thënë Rashkaj.

27-vjeçari nga Prizreni ka thënë më heret se janë arsyet familjare që po e shtynë atë që të rikthhet në Kosovë dhe janë disa klube nga Kosova që po ‘luftojnë’ për shërbimet e tij, por nuk mungon as interesimi nga Shqipëria.

“Mund të them që ka interesim konkret nga disa klube të Superligës së Kosovës dhe një nga Shqipëria, por unë do besoj se do të zgjedh për njërin nga klubet kosovare,”.

Klubi i vetëm kosovar që kishte kontakte me Rashkajn ishte Prishtina, ndërsa ditë më parë klubi nga kryeqyteti bëri te ditur se nuk ka përfunduar merkato për ta dhe me gjasë nga java tjetër ai mund të jetë pjesë e klubit më të madh nga Kosova.