Në Podujevë ua vjedhin lopët dhe veturat në pikë të mëngjesit

Në fshatin Lupç të Podujevës është regjistruar një vjedhje e rëndë.

Lajme

03/12/2018 10:38

Dje në ora 04:50, në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhur një vjedhje e rëndë, raporton lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, fillimisht zyrtarët policorë kishin hasur dy vetura me targa civile të braktisura,  në  të cilat kishin qenë të ngarkuara nga tri kafshë shtëpiake.

Më pas në stacionin policor janë paraqitur ankuesit, të cilët kanë raportuar se iu ka vjedhur një automjet dhe gjashtë kafshë shtëpiake (gjedhe), shkruan më tutje lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, kafshët iu kanë kthyer pronarëve ndërsa automjetet janë konfiskuar për ekzaminim.

Nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive. /Lajmi.net/