Andy Murray po pensionohet, lojtari shpjegon arsyen për këtë vendim befasues

Andy Murray në mënyrë befasuese ka bërë të ditur se do të pensionohet nga tenisi.

Sport

11/01/2019 14:30

Britaniku këtë e ka bërë të ditur në një intervistë me “Australia Open TV”, transmeton lajmi.net.

Duket se arsyeja për këtë vendim erdhi si pasojë e vuajtjeve nga lëndimi, një javë para Wimbledon 2017.

Një seri e mirë që e dërgoi në gjysmë finale të French Open dhe një kthim i shpejtë në Wimbledon me gjasë kanë qenë hap i madh për të, që tashmë ka rezultuar me fatalitet.

“Duhet që të ndryshoj mënyrën e lojës, të uli pritshmëritë e mia dhe për mua kjo nuk është mirë” ka thënë fillimisht Murray, transmeton lajmi.net.

“Unë çdo ditë kam probleme me çdo hap që bëj. E kam fjalën, kam probleme edhe të eci” ka shtuar ish kampioni.

Kështu, plani për tu pensionuar duket se Murray i ka lindur nga vuajtjet e lëndimit. /Lajmi.net/