Android po e humbë luftën ndaj Apple

Sistemi operativ i Google - Android, humbi pjesë të rëndësishme të tregut nga iOS i Apple dhe Windows i Microsoft, në tregjet më të mëdha të Evropës në tre muajt e fundit, thuhet sipas disa të dhënave të fundit të publikuara nga Kantar Worldpanel.

Auto & Tek

03/09/2015 15:27

Pjesëmarrja e saj e tregut ka shënuar rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në Gjermani (-8.7 pikë përqindje), Francë (-5.4), Britani të Madhe (-3.7) dhe Itali (-1.5), ndërsa ende është në rritje modeste me 0.8 pikë për qind në Spanjë, ku pjesa e Android është më e larta në pesë shtete, në 89.4 për qind të shitjeve të telefonave të mençur mobil.

Kantar fajësoi rënien në treg dhe ngopjen gjithnjë e në rritje të tregut me telefonat e mençur mobil, sepse vetëm 25 për qind e telefonave të shitur në periudhën tre-mujore janë blerë nga ata që për herë të parë kanë blerë një telefon të tillë.

Kantar vlerëson se 27 për qind e blerësve të telefonave të mençur mobil në të gjithë Evropën kanë lënë Android për iOS.

Apple ka marrë pjesën e tregut në të gjitha pesë tregjet evropiane në këtë periudhë, dhe pjesëmarrja e Windows është rritur në katër nga pesë prej tregjeve evropiane. /aktuale.mk