Android me mbi 2 miliardë përdorues aktiv në muaj

Në konferencën e zhvilluesve të Google, kjo kompani njoftoi se Android ka kaluar shifrën prej 2 miliardë përdoruesve aktiv në muaj.

Auto & Tek

18/05/2017 11:04

Android prin në këtë aspekt, duke lënë prapa Facebook që ka 1.94 miliardë përdorues aktiv.

Ndërsa në këtë konferencë edhe Microsoft deklaroi se 1.5 miliardë përdorues në kompjuterët e tyre  përdorin Windows.

Google Drive ka 800 milionë përdorues aktiv në muaj dhe Google Photos 500 milionë.

Këtu duket qartë se kompania Google shpreson që këto produkte të kalojnë shifrën me 1 miliardë përdorues aktiv në muaj.