Android Go, version i “shkurtuar” për telefonat e lirë

Gjiganti i motorit të kërkimit ka një projekt të ri të quajtur Android Go, cili është një version më i lehtë i Android me performancë më të lartë por i kufizuar në funksionalitete.

Auto & Tek

18/05/2017 15:44

Ekzistojnë 2 miliardë pajisje në mbarë botën me Android dhe tani Google po mendon edhe për 2 miliardë pajisje tjera, njofton PCWorld.al.

Është dizajnuar për pajisjet me harduer të dobët dhe mund të funksionojë me çdo pajisje e cila ka të paktën 1 GB RAM.

Në Play Store aplikacionet të cilat mund të funksionojnë në këto pajisje do të nënvizohen.

Ato duhet të jenë më pak se 10 MB dhe mund të funksionojnë mirë me sistemet që kanë pak RAM.

Konkretisht Youtube Go do të jetë një version i “shkurtuar” i Youtube dhe në të ardhmen të gjithë telefonat Android do të shiten me një variant Android Go.