Android 8.1 Oreo vjen javëve të ardhshme

Google ka publikuar detaje për Pixel Visual Core, sistemin e vogël on-chip (SoC) .

Auto & Tek

18/10/2017 22:46

Ai cili është përfshirë në Pixel 2 dhe Pixel 2 XL, dhe shërben për përshpejtimin e proceseve të përpunimit të fotografive.

Si pjesë e këtij publikimi, Google ka konfirmuar se edhe azhurnimi Android 8.1 Oreo do të jetë i pranishëm në javët e ardhshme.

Telefonat Pixel të gjeneratës së parë dhe të dytë do të jenë të parët që do të marrin azhurnimin në fjalë. Tash për tash nuk ka informacione se çfarë funksione të reja do të sjellë azhurnimi.