Andorra shkruan historinë

Andorra ka shënuar fitoren e dytë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, duke e mposhtur Hungarinë 1:0.

Sport

09/06/2017 23:20

Kjo fitore është historike për kombëtaren e Andorras.

Andorra ka arritur që për herë të parë në histori të shënoi dy fitore brenda një viti kalendarik, pasi kishte mposhtur këtë vit edhe San Marinon, 2:0.

Kujtojmë se Andorra me fitoren ndaj San Marinos, i dha fund pritjes 13 vjeçare pa fitore./Lajmi.net/