Andi Lila afër Parmës

Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila është pranë kalimit te skuadra italiane e Parmës, pasi këtë gjë e ka konfirmuar, Gianluca Di Marzia.

Sport

26/12/2014 21:35

Eksperti i tregut të transferimeve të lojtarëve, Gianluca Di Marzio ka konfirmuar se Andi Lila është transferuar te skuadra italiane, Parma.

Thuhet se Lila ka nënshkruar kontratë 3.5 vjeçare me skuadrën italiane, ku pritet të kaloj menjëherë në ditën e parë të janarit.

Sidoqoftë, ende nuk ka arritur ndonjë konfirmim zyrtar nga skuadra italiane apo ajo greke, Pas Giannina për të cilën luan Andi Lila.