Anderson zbulon si është të jetoni në shtëpinë e Cristiano Ronaldos

Provë për këtë është se Cristiano e mbajti në shtëpi për disa muaj mesfushorin brazilian, derisa ai të gjentë një banesë të vetën në Mançester.

Sport

11/09/2017 11:57

Anderson, ish-futbollist i Manchester United, ka treguar se si është të jetosh në shtëpinë e Cristiano Ronaldos.

Braziliani u ble nga “Djajtë e Kuq” në sezonin 2007-2008 dhe aty gjeti yllin portugez, i cili ishte një mbështetje e madhe për të, sidomos në muajt e parë të Andersonit në Angli. Provë për këtë është se Cristiano e mbajti në shtëpi për disa muaj mesfushorin brazilian, derisa ai të gjentë një banesë të vetën në Mançester.

“Të jetosh me Cristianon do të thotë të punosh 24 orë në ditë”, tha Anderson për “Esporte Espectacular”, transmeton “Top Channel”.

Më tej, braziliani shtoi se Cristiano, edhe pse nuk e njihte, e konsideroi vëlla dhe nuk la që t’i mungonte asgjë në shtëpi për aq kohë sa e mbajti.