Anderson transferohet në Premierligë për 45 milionë euro

Felipe Anderson nga sezoni i ri do të vesh fanellën e West Ham United.

Sport

14/07/2018 19:08

Mesfushori brazilian raportohet të ketë kaluar me sukses testet mjekësore, dhe është në prag të kalimit te skuadra angleze.

Sky Sports raporton se 25 vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Londra.

Lazio do të fitojë 45 milionë euro nga shitja e Anderson te West Ham United, për të cilën skuadër ky është transferimi i shtatë këtë verë./Lajmi.net/