Anderlecht vajton largimin e Januzajt

Anderlecht ka pranuar se shkëlqimi i Adnan Januzajt në Manchester United i ka bërë të mendojnë se çka do të kishte ndodhur nëse ai nuk do të kalonte në Old Trafford dy vjet më parë. “Sot, ne jemi humbësit e mëdhenj”, deklaroi drejtori i akademisë së Anderlechtit, Jean Kindermans për Sky Sports News. “Adnan ishte…

Sport

08/10/2013 15:00

Anderlecht ka pranuar se shkëlqimi i Adnan Januzajt në Manchester United i ka bërë të mendojnë se çka do të kishte ndodhur nëse ai nuk do të kalonte në Old Trafford dy vjet më parë.

“Sot, ne jemi humbësit e mëdhenj”, deklaroi drejtori i akademisë së Anderlechtit, Jean Kindermans për Sky Sports News. “Adnan ishte futbollist i mirë, teknik, shumë i aftë dhe inteligjent në fushë, punëtor i madh, por punëtor i heshtur”, shtoi ai.

Kindermans pranoi se Januzaj nuk ka ndryshuar, edhe pas inkuadrimit në ekipin e parë të Unitedit. “Janë 12, 13, 14-vjeçare të cilët kanë vath dhe frizura të veçanta, por Adnan ishte një djalosh i qetë, dhe kur e shoh tani duke luajtur në Manchester United, ai nuk më duket se ka ndryshuar”.

Kindermans insiston se Anderlecht ishte i pafuqishëm të parandalojë Januzajn të kalojë në United, pas interesimit nga gjiganti anglez.

“Nëse babai vendos se biri i tij duhet të largohet, atëherë ne vetëm duhet të përkujdesemi që të arrijmë marrëveshje sa më të mirë. Dy vjet më parë menduam se ishte marrëveshje e mirë, sot duhet të themi se ishte e mirë por nuk është edhe ashtu”, përfundoi ai.