Ancelotti zgjedh Khediran

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përzgjedhur Sami Khediran si titullar në mesfushë, për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Sport

24/05/2014 20:06

Në mungesë të konfirmimit zyrtar, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka vendosur që Sami Khedira të jetë titullar në mesfushë, për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Reprezentuesi gjerman ka munguar për pjesën më të gjatë të sezonit pas lëndimit që pësoi në miqësoren kundër Italisë në vitin e kaluar. Mirëpo, ai është rikuperuar në muajin e fundit dhe bëri disa paraqitje në xhirot e fundit të La Ligës.

Dhe, sipas As.com, Khedira do të luajë në qendër të mesfushës në vend të suspenduarit Xabi Alonso.

Me Khediran, formacioni bazë i Realit mund të jetë kështu: Casillas; Carvajal, Varane, Sergio Ramos, Coentrao; Di María, Khedira, Modric, Isco; Bale, Cristiano Ronaldo.