Ancelotti zbulon sekretin e madh: Nga Reali më larguan vetëm për faj të këtij ylli

Carlo Acnelotti ka treguar arsyen e largimit nga Real Madridi.

Sport

17/04/2017 16:21

Tekniku italian tregon se i kishte dalë një problem me yllin e skuadrës, Gareth Bale.

”Drejtori i përgjithshëm më tha që presidenti Florentino Perez dëshironte të fliste me mua. Kur shkova në zyrën e tij, më tha se Bejl e kishte telefonuar. E kisha zëvendësuar më 4 janar. Menaxheri i Bale pastaj ishte ankuar sepse Garet dëshironte që të luante në qendër. Presidenti më pyeti se çfarë kisha ndër mend të bëja dhe iu përgjigja ‘Asgjë’”, deklaroi Ancelotti, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk mund të ndryshoja sistem loje në mes të sezonit. Që nga ai moment, marrëdhënia që kisha me presidentin nuk ishte më e njëjta. Një fitore me Bajernin në Madrid do të ishte një shpagim i mirë, apo jo?”, shtoi ai.

Një tjetër problem sipas italianit është për faktin se Reali kërkonte më shumë punë në stërvitje, e që sipas tij lojtarët kishin nevojë për më shumë pushim, pasi që ishte pjesa më e lodhshme e kampionatit.

Ancelotti u shpreh se Reali iu besonte më shumë statistikave se punës së tij dhe edhe për këtë arsye erdhi lamtumira. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy