Ancelotti zbulon çfarë do të bëjë kundër Real Madridit

Carlo Ancelotti beson se Bayern Munich ka fuqi për ta eliminuar Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

17/03/2017 13:39

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti beson se skuadra e tij mund ta eliminojë Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ndeshja kundër Real Madridit do të jetë speciale për mua”, deklaroi Ancelotti pas shortit, përcjell “lajmi.net”.

“Do të jetë mjaft interesant të takohem me ta. Mendoj se kemi mundësi për ta mposhtur Real Madridin. Por, ata kanë ekip fantastik dhe një trajner fantastik”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6