Ancelotti u thotë tifozëve: Ju nuk i kuptoni vendimet e mia

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është shprehur mjaft i vrazhdë me tifozët e skuadrës së tij, për të cilët ka shprehur keqardhje që nuk i kuptojmë ndryshimet që ka bërë ai në formacionin e sotëm.

Sport

01/03/2015 23:47

Ancelotti ka bërë disa ndryshime në formacionin e sotëm, sidomos me zëvendësuesit, të cilët kanë shprehur kureshjte të tifozët.

E gjithë kjo, erdhi pas vendimit të Ancelottit për të larguar nga loja Iscon, vendim që u prit shumë keq nga tifozët në Bernabeu, të cilët filluan të fishkëllejnë në drejtim të italianit.

“Unë kam bërë disa ndryshime që e di që janë të mira për skuadrën, dhe nëse tifozët nuk e kuptojnë këtë gjë, atëherë shpreh keqardhje për ata”, tha Ancelotti.

“Portieri i Villarealit ka bërë disa pritje të mira. Ata kishin ide të qarta dhe luajtën një lojë shumë të organizuar”.

“Ndeshja e ardhshme do të jetë e vështirë ndërsa ne duhet të reagojmë mirë. Ne nuk jemi të lumtur me këtë barazim”.

“Jemi përgatitur mirë për këtë takim dhe nuk mendoj se kemi pasur probleme fizike”, përfundoi italiani pas takimit.