Ancelotti tregon strategjinë që përdori për ta mposhtur Liverpoolin

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka treguar strategjinë e përdorur në fitoren ndaj Liverpoolit.

Sport

04/10/2018 07:37

Napoli arriti fitoren e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke mundur 1:0 Liverpoolin në ‘San Paolo’.

Goli i tre pikëve për italianët erdhi në minutën e 90’,  dhe u shënua nga Lorenzo Insigne.

“Ekipi bëri mirë gjatë gjithë ndeshjes, asnjëherë nuk humbi kontrollin dhe Liverpooli nuk bëri asgjë. Nëse Mertens do të kishte shënuar më herët, do të kishim pasur më shumë vuajtje. Më mirë që shënuam në fund”, deklaroi italianit.

Ancelotti shokoi të gjithë kur vendosi të startonte me Nikola Maksimovic në atë që u duk një formacion 3-5-2, por vetëm në disa raste.

“Ne jemi mbrojtur me 4-4-2, njëjtë si shumë herë të tjera. Ajo që ndryshoi ishte ndërtimi i mbrojtjes, ku Maksimovic u përkujdes që të largohej presioni i lartë nga sulmuesit e Liverpoolit”./Lajmi.net/