Ancelotti transferon yllin e madh nga Real Madrid?

Carlo Ancelotti kërkon blerjen e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Sport

30/06/2018 09:02

Trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti kërkon një përforcim të madh nga Real Madrid.

Mediat italiane raportojnë se Ancelotti kërkon blerjen e sulmuesit Karim Benzema.

Ylli francez nuk e ka të sigurt qëndrimin në klub pas largimit të Zinedine Zidane.

Andaj, e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Ancelotti beson se mund ta bind Benzeman ta pranojë ofertën e Napolit për transferim në San Paolo, gjatë këtij afati kalimtar të verës. /Lajmi.net/