‘Ancelotti, trajner i shquar’

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno ka lavdëruar trajnerin e skuadrës së tij, Carlo Ancelottin duke thënë se ai është një trajner shumë i shquar.

Sport

10/11/2014 09:48

Carlo Ancelotti ka arritur mjaft suksese deri tani me Real Madridit, dhe këtu kanë qenë arsye që Butragueno ka pasur vetëm fjalë të mira për teknikun italian.

“Ancelotti është një trajner i shquar në secilin aspekt”, tha drejtori sportiv i Realit për të përditshmen spanjolle, AS.

“Ai ka qenë në një nivel të lartë për 20 vite, ka fituar tre Kupa Europiane në tre shtete të ndryshme”.

“Nuk kam se çfarë të them më shumë. Ai i përballon situatat në mënyrë shumë të qetë, dhe një gjë e tillë është shumë e rëndësishme”, përfundoi Butragueno.