Ancelotti te skuadra e madhe nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Carlo Ancelotti mund të rikthehet në Premierligë.

Sport

03/10/2017 07:19

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se do të pushojë deri në fund të këtij sezoni para se të gjejë një angazhim të ri.

Italiani i shkarkuar nga posti i trajnerit në Bayern Munich vazhdon të zgjojë interesim nga shumë klube të mëdha evropiane.

Por, e përditshmja britanike “Telegraph” raporton se ai mund të rikthehet në Premierligë, përcjell “lajmi.net”.

Në rast të largimit të Antonio Contes, Chelsea është i gatshëm ta negociojë rikthimin e Ancelottit në Stamford Bridge. /Lajmi.net/