Ancelotti sjell përforcimin e parë në Napoli

Simone Verdi do të jetë blerja e parë e Carlo Ancelottit si trajner i Napolit.

Sport

05/06/2018 10:15

Pas ndeshjes miqësore Itali-Holandë, që përfundoi në barazim 1-1, një nga protagonistët e përfaqësueses së kaltër, Simone Verdi, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Napolit për sezonin e ardhshëm.

“Na janar nuk i kisha thënë jo Sarrit dhe Napolit, por i thashë po Bolognas, që më kishte dhënë besim kur rashë nga kategoria me Carpin. E kam pranuar propozimin e Napolit dhe kam folur me Ancelottin.”

25-vjeçari shprehu keqardhjen për faktin se Italia nuk arriti ta ruante epërsinë, që i dha goli i Simone Zazas, ndërsa i pyetur për shiritin e kapitenin, dha se ishte i lumtur që e kishte mbajtur Lorenzo Insigne.

Kam folur edhe me Insignen, e njoh prej kohësh. Është një futbollist i madh, këtë e tregojnë vitet që ka kaluar te Napoli. Jam shumë i lumtur që ishte ai kapiten i Italisë, sepse festonte ditëlindjen.”