Ancelotti “shpërthen” pas humbjes 5:0 ndaj Liverpoolit

“Nuk jam i lumtur për pesë golat që pranuam. Humbja është gjithmonë e vështirë por ne luajtëm hapur".

Sport

05/08/2018 13:10

Carlo Ancelotti ka folur pas humbjes turpëruese të Napolit kundër Liverpoolit, 5:0.

Italiani nuk e fshehu faktin që është i shqetësuar për pesë golat e pësuar, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk jam i lumtur për pesë golat që pranuam. Humbja është gjithmonë e vështirë por ne luajtëm hapur. Ne e kishim të vështirë kur nevojitej të fillonim aksionin që nga mbrojtja. Ata na bënin presion dhe ne e humbën topin në shumë raste, duke vuajtur kështu nga kundërsulmet e tyre”, deklaroi Ancelotti.

“Jemi duke tentuar të ndryshojmë mendësinë tonë nga sezoni i kaluar, dhe jemi në gjysmë të rrugës”.

“Është më mirë të humbim më një rezultat të tillë sot se sa një muaj më vonë. Ne duhet të përmirësojmë aksionet që fillojnë nga mbrojtja. Duhet të jemi më të shpejtë, ishim shumë të pasaktë”, shtoi ai. /Lajmi.net/