Ancelotti s’do gabime ndaj Barcelonës

Carlo Ancelotti shpreson që Real Madridi t’i evitojë gabimet e muajit të kaluar ndaj Barcelonës, në finalen e së mërkurës mbrëma në Copa del Rey. Katalunasit e mposhtën dy herë gjigantin madrilen në Camp Nou dhe Santiago Bernabeu, ndërsa tash do të luajnë në Mestalla, në kërkim të këtij trofeu. “Ne luajtëm mjaft mirë në…

Sport

15/04/2014 20:32

Carlo Ancelotti shpreson që Real Madridi t’i evitojë gabimet e muajit të kaluar ndaj Barcelonës, në finalen e së mërkurës mbrëma në Copa del Rey.

Katalunasit e mposhtën dy herë gjigantin madrilen në Camp Nou dhe Santiago Bernabeu, ndërsa tash do të luajnë në Mestalla, në kërkim të këtij trofeu.

“Ne luajtëm mjaft mirë në Bernabeu, por i bëmë disa gabime. Luajtëm mjaft mirë për 30 minuta, ndërsa nesër duhet ta bëjmë këtë për 90 minuta”, deklaroi fillimishttrajneri italian.

“Barcelona e kishte më shumë posedimin e topit në ndeshjet e ufndit. Ne duhet t’i ndalim ata që ta bëjnë këtë, nëse duam të fitojmë.

“Ne kemi punuar që t’i ndreqim gabimet që i bëmë në Bernabeu. Do të mundohemi të luajmë me stilin dhe identitetin tonë. Kemi punuar gjatë tërë vitit që të jemi të aftë ta bëjmë këtë të mërkurën”.

“Nuk ka ndonjë problem rreth motivimit të lojtarëve. Ata kanë shumë dëshirë për të fituar”, përfundoi ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat e PSG-së.