Ancelotti: Ronaldo luajti në 50 përqind

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u nda i kënaqur me fitoren 1:0 ndaj Bayern Munichut, dhe tregon se Cristiano Ronaldo luajti në 50 përqind të formës fizike.

Sport

24/04/2014 00:44

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u shpreh i kënaqur me lojën dhe rezultatin e arritur nga skuadra e tij që mposhti Bayern Munichun 1:0 në ndeshjen e tyre të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Jam i kënaqur me të gjitha. Ndeshja ishte e vështirë dhe ne luajtëm mirë. Jam i kënaqur për gjithë ndeshjen”, deklaroi Ancelotti pas takimit.

Ai po ashtu tregoi se Cristiano Ronaldo nuk ishte në formën ideale fizike, edhe pse u aktivizua si titullar.

“Ronaldo ishte në 50 përqind kurse Bale nuk ishte i gatshëm andaj nuk e patëm lehtë. Carvajal i ka ndihmuar Iscos dhe Di Marias, po ashtu Coentrao në anën tjetër. Na është nevojitur kjo”, u shpreh ai.