Ancelotti – Ronaldo, këtë nuk e ka pritur askush

Pas Carlo Ancelottit, edhe Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

30/05/2015 12:23

Cristiano Ronaldo është hidhëruar me vendimin e klubit për shkarkimin e Carlo Ancelottit nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Kurse, në mediat spanjolle qarkullojnë spekulime se ylli portugez është i gatshëm t’i hakmerret presidentit Florentino Perez duke kërkuar largimin nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ronaldo në periudhën e fundit është përmendur si objektiv i ish skuadrës së tij, Manchester United. Mirëpo, ai mirëpritet edhe nga Paris Saint-Germain.