Ancelotti refuzon Man Utd-in

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka refuzuar një kontratë marramendëse prej 18 milionë eurosh në stinor, për t’u bërë menaxher i ri i Manchester Unitedit. Srategu italian dëshiron të mbetet në Santiago Bernabeu.

Sport

06/05/2014 14:27

Carlo Ancelotti ka refuzuar ofertën marramendëse të Manchester Unitedit dhe do të mbetet në drejtim të Real Madridit.

Sipas të përditshmes sportive katalane El Mundo Deportivo, trajneri italian është kërkuar nga drejtuesit e gjigantit nga Old Trafford, për postin e menaxherit pas shkarkimit të David Moyesit duke i ofruar kontratë me vlerë prej 18 milionë eurosh në sezon.

Por, Ancelotti është përgjigjur me: “Jo”.

Ancelotti do të mund të bëhej trajneri më i paguar në botë, para strategut të Bayern Munichut, Pep Guardiola, por ka vendosur të mbetet në Santiago Bernabeu.

Dhe, pikërisht kjo është arsyeja pse United ka vendosur të përshpejtojë bisedimet me selektorin e Holandës, Louis van Gaal i cili pritet ta marrë detyrën pas përfundimit të Kampionatit botëror në Brazil.