Ancelotti: Real – Juventus, ky është rezultati

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se edhe dy rezultate të barabarta mund ta kualifikojnë skuadrën e tij në finale, në duelet kundër Juventusit.

Sport

28/04/2015 14:08

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka kalkuluar duke thënë se edhe dy barazime mund t’i mjaftojnë skuadrës së tij që ta eliminojë Juventusin dhe kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Do të bazohemi tek stili i vjetër italian. Edhe dy barazime mund të mjaftojnë për të kaluar në finale”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.

Por, ai pranoi se në La Ligë u duhet diqka tjetër.

“Në La Ligë duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, u shpreh ai.