Ancelotti pas debuimit në Serie A: Ky sulmues më kujton Shevchenkon!

"Madje mund të them se ai më kujton Shevçenkon".

Sport

19/08/2018 15:52

Carlo Ancelotti u rikthye me fitore në Serie A.

Napoli i tij mposhti Lazion me përmbysje, 2:1, përcjellë “Lajmi.net”.

“Pas humbjes që pësuam me Werder Bremenin në miqësoren e fundit kishim pak tension dhe kjo u pa në gjysmën e pjesës së parë. Por pas disavantazhit, skuadra u shkri nga emocionet negative dhe nisi të luajë siç di të bëjë”, deklaroi Ancelotti.

“Ishte një përmbysje e madhe që tregon cilësinë e këtij grupi dhe jam i sigurt se shpejt do të bëjmë edhe më mirë. I kënaqur nga sulmi? Po, madje mund të them se Milik më kujton Shevchenkon. Do të shënojë shumë sivjet për ne”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Rezultate imazhesh për milik