Ancelotti nuk pret që Napoli të ndryshojë nga “Anfield-i fantastik”

Liverpool do të jenë nikoqirë të Napolit në një nga ndeshjet më interesante të këtij edicioni në futbollin evropian.

Sport

10/12/2018 22:44

Kjo ndeshje do të jetë vendimtare për një biletë në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat aktualisht kanë tri pikë diferencë me njëra tjetrën. Napoli kishte mposhtur Liverpoolin me rezultatin 1:0 si vendas. Por, udhëtimi do të jetë diçka më ndryshe.

“Dukshëm është një stadium i mrekullueshëm, një nga më të mirët në botë” ka thënë Ancelotti në konferencën para ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë e dinë pasionin e tifozëve, por është e mahnitshme të luash këto ndeshje në këso stadiume” ka thënë tutje italiani.

“Nuk kam frikë nga ndonjë kollaps psikik. Të gjithë kanë dëshirë të luajnë në stadiume fantastike” ishin fjalët e trajnerit të Napolit.

Napoli do të kënaqej edhe me një barazim të vetëm, pasi do të mjaftonte për kalimin tutje. /Lajmi.net/