Ancelotti nuk e vajton Ozilin

Trajneri Carlo Ancelotti ka insistuar se Real Madridit nuk po e ndjenë mungesën e mesfushorit Mesut Ozil. Reprezentuesi gjerman u largua nga klubi duke iu bashkuar Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. Menjëherë pas lajmit për kalimin e Ozilit në ‘Emirates’, shumëkush kritikoi Realin për shitjen e një futbollisti kualitativ si…

Sport

04/10/2013 18:30

Trajneri Carlo Ancelotti ka insistuar se Real Madridit nuk po e ndjenë mungesën e mesfushorit Mesut Ozil. Reprezentuesi gjerman u largua nga klubi duke iu bashkuar Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Menjëherë pas lajmit për kalimin e Ozilit në ‘Emirates’, shumëkush kritikoi Realin për shitjen e një futbollisti kualitativ si ylli gjerman.

Por, Ancelotti ka thënë se skuadra nuk e ndjen mungesën e Ozilit. “Nuk kemi nevojë për Ozilin, ekipi është duke shënuar, problemi është gjetja e ekuilibrit në fushë. Nuk e vajtoj largimin e tij”, deklaroi Ancelotti gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Levantes të shtunën.