Ancelotti: Nuk e kam parë kartonin e Ronaldos

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka refuzuar ta flasë për kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos, duke thënë se nuk e kishte parë këtë rast.

Sport

25/01/2015 09:22

Ancelotti ka thënë se nuk e kishte parë fare kartonin e kuq të Ronaldos, në takimin e djeshëm kundër skuadrës së Cordobas në La Liga.

“Unë nuk kam parë asgjë dhe nuk kam biseduar me të. Nuk mund të gjykoj atë që ndodhi”, tha Ancelotti për takimit.

Menjëherë pas kësaj, Ancelotti filloi të flasë për takimin duke thënë: “Cordoba luajti shumë mirë. Ata kanë luftuar për secilin top. Sidoqoftë, e rëndësishme është që kemi marrë tri pikë”, vazhdoi trajneri italian.