Ancelotti: Nuk dua që ky ekip ta fitojë Ligën e Kampionëve (FOTO)

Carlo Ancelotti me paralajmërim për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Sport

25/07/2017 09:55

Carlo Ancelotti pret që ish skuadra e tij Chelsea të jetë rival serioz në Ligën e Kampionëve.

Por, ai ka thënë se nuk dëshiron që “Blues” ta fitojnë trofeun në edicionin e ardhshëm.

“Shpresoj që Chelsea të mos e fitojë Ligën e Kampionëve. Nuk mund t’ju uroj diçka të tillë por e di se Chelsea do të jetë konkurrent në Ligën e Kampionëve. Ekipi është përmirësuar me përforcimet e fundit”, deklaroi Ancelotti, përcjell “lajmi.net”.

“Viti i kaluar ishte fantastik për Chelsean dhe Antonion. Andaj, besoj se do të jenë rival serioz në Ligën e Kampionëve. Ta fitojnë? Nuk e di, shpresoj jo”, theksoi ai. /Lajmi.net/