Ancelotti, në çerekfinale të Championsit me pesë skuadra

Kualifikimi i lehtë i Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mundi Schalken brenda e jashtë (6:1 e 3:1), e ka futur Carlo Ancelottin në histori të këtij kompeticioni. Tashmë fitues i Championsit si lojtar dhe trajner, italiani u bë sonte trajneri i parë që e arrin çerekfinalen e këtij kompeticioni me…

Sport

18/03/2014 22:54

Kualifikimi i lehtë i Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mundi Schalken brenda e jashtë (6:1 e 3:1), e ka futur Carlo Ancelottin në histori të këtij kompeticioni.

Tashmë fitues i Championsit si lojtar dhe trajner, italiani u bë sonte trajneri i parë që e arrin çerekfinalen e këtij kompeticioni me pesë klube të ndryshme: Juventus, Milan, Chelsea, PSG e Real Madrid.

Ndër të tjera, kjo është hera e nëntë që Ancelotti do ta drejtojë nga bankina një ekip në këtë fazë, edhe pse është paksa larg rekordit.

Sir Alex Ferguson e kishte dërguar Manchester Unitedin 13 herë në çerekfinale.