Ancelotti në Arsenal? Përgjigjet Wenger
Arsene Wenger është iu është përgjigjur spekulimeve se Carlo Ancelotti mund të jetë zëvendësuesi i tij te Arsenal.
Sport
Ancelotti që është shkarkuar nga Bayern, gjatë dy ditëve të fundit është përfolur në media se mund të jetë pasuesi i Wenger, te skuadra e Arsenalit.
Rreth këtyre zërave, ka reaguar Wenger, duke thënë se ajo është detyra e bordit të skuadrës.
“Nuk e di se kush do të më zëvendësoj mua te Arsenal”, ka deklaruar Wenger për ‘Bein Sports’.
“Kur je trajner i skuadrës duhet të punosh sikurse do të jesh aty përgjithmonë, sepse kjo punë kërkon angazhim të plotë”.
“Mua më duhet të përgatis ekipin për ndeshjet e ardhshme, dhe për gjërat tjera mendon bordi i skuadrës”./Lajmi.net/