Ancelotti: Mirë e keq

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti beson se ekipi i tij luajti mirë por në momente të caktuara edhe keq, në humbjen 2:1 nga Juventus.

Sport

06/05/2015 08:51

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e tij luajti mirë por në momente të caktuara edhe keq, në humbjen 2:1 nga Juventus në ndeshjen e tyre të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Kemi hasur në pak sa vështirësi, por ndeshja në periudha të caktuara ka qenë e mirë nga ana jonë, nganjëherë jo”, u shpreh ai.

“Nuk e kemi vënë nën presion sa duhet Pirlon përndryshe do të kishim telashe me mesfushën, njësoj si në fillim kur Tevez na krijonte vështirësi”, theksoi italiani.

“Ishte Juventus që kam pritur, i përqendruar dhe organizuar, takimi ishte i baraspeshuar në disa këndvështrime. Në ndeshjen e kthimit Reali duhet të ketë durim”, theksoi ai.