Ancelotti: Marcelo, më i miri në botë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka lavdëruar Marcelon, duke e konsideruar si mbrojtësin më të mirë të krahut në botë.

Sport

11/12/2014 14:42

Carlo Ancelotti është kundërpërgjigjur ndaj selektorit të Brazilit, Dunga, që sugjeroi se mbrojtësi i majtë Marcelo është tepër ofanziv për skuadrën e tij.

26-vjeçari luajti rregullisht në Kampionatin botëror gjatë verës duke qenë titullar në gjashtë nga shtatë ndeshjet e Brazilit.

Mirëpo, Dunga ka arsyetuar mungesën e Marcelos në skuadrën e Brazilit me faktin se futbollisti ka tipare tepër sulmuese.

Megjithatë, Ancelotti i ka dalë në mbrojtje.

“Marcelo është një prej futbollistëve të krahur më të mirë në botë, nëse jo më i miri”, deklaroi ai.

“Brazili nuk pati një Kampionat botëror të mirë por kjo nuk ishte faj i Marcelos”, u shpreh ai.