Ancelotti: Ludogoretsi ishte shumë i shpejtë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e tij tregoi një intenstitet të lartë në ndeshjen e sotme kundër Ludogoretsit, duke shtuar se skuadra bullgare ishte shume e shpejtë, sidomos në kundërsulme.

Sport

02/10/2014 00:32

Ancelotti u shpreh i kënaqur me ndeshjen që tregoi skuadra e tij, duke shtuar se Los Blancos është dashur të shënojnë më herët gol.

“Ne treguam një intensitet të miër, por është dashur të shënonim më herët. Ata ishin shumë të shpejtë dhe të mirë në kundërsulme”, tha Ancelotti pas përfundimit të takimit.

Karim Benzema arriti ti jap fitoren skuadrës së tij, pasi shënoi golin e dytë në minutën e 77 edhe pse në këtë lojë erdhi nga stoli.