Ancelotti largon një super futbollist nga Bayern Munich (FOTO)

Carlo Ancelotti e ka nxjerrë në shitje një futbollist të njohur të Bayern Munichut.

Sport

27/12/2016 10:04

Holger Badstuber mund të largohet nga Bayern Munich.

Aventura e tij 12-vjeç në Munich ka ardhur në etapën e fundit. Sipas medieve gjermane, trajneri Carlo Ancelotti e ka nxjerr në shitje mbrojtësin gjerman.

Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Javi Martinez konsiderohet si treshja e parë në qendër të mbrojtjes, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Badstuber duhet të gjejë një skuadër të re nëse dëshiron të luajë më shpesh. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.