Ancelotti: Ky yll i madh do të mungojë kundër Juventusit

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric do të mungojë në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, për shkak të lëndimit

Sport

25/04/2015 14:10

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një lajm të tmerrshëm për tifozët e gjigantit nga Santiago Bernabeu.

Mesfushori Luka Modric do të mungojë në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, për shkak të lëndimit.

“Luka sigurt do të mungojë kundër Juventusit. Me siguri se do të rikthehet në xhiron e fundit ndaj Getafes”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp, para duelit me Celta Vigon të dielën.