Ancelotti: Ky sulmues është më i mirë se Ibrahimovic e Ronaldo (FOTO)

Carlo Ancelotti ka vetëm lëvdata për sulmuesin Thomas Muller.

Sport

28/01/2017 12:07

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka vetëm lëvdata për sulmuesin Thomas Muller.

Ai thotë se ylli gjerman është më i mirë në zonën sulmuese se yjet si Zlatan Ibrahimovic e Cristiano Ronaldo.

“Unë nuk e shoh një sulmues me cilësi taktike si të Mullerit, as Ibrahimovic e Ronaldo”, ka deklaruar strateg italian për ESPN, përcjell “lajmi.net”.

“Unë nuk jam i shqetësuar në lidhje me të. Ai është shumë i fortë mendërisht, një fitues i cili nuk është në depresion. Ai mendon pozitivisht dhe ka besim në atë që ai e bën.”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6