Ancelotti: Ky lojtar e meriton çdo vit Topin e Artë

Carlo Ancelotti është paraqitur në konferencë për shtyp para derbit të javës së gjashtë në Serie A mes Juventus – Napoli.

Sport

28/09/2018 16:41

Juventus – Napoli është një nga sfidat kryesore të javës në futbollin evropian, që luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 18:00.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti në konferencë për shtyp, ka folur edhe për Cristiano Ronaldon, ish lojtarin e tij që tani vesh fanellën e Juventusit.

Sipas Ancelottit, Ronaldo është lojtar që meriton çdo vit Topin e Artë.

Portugezi këtë vit nuk ka arritur të fitojë ‘The Best’, duke u mundur nga ish bashkëlojtari i tij, Luka Modric.

“I jam thellësisht mirënjohës për golat e tij që na ndihmuan të fitojmë Ligën e Kampionëve, mbi të gjitha për cilësitë e mëdha njerëzore të treguara”, ka deklaruar Ancelotti, derisa ka folur për Ronaldon, përcjell lajmi.net.

“Jam i lumtur që është në Itali, ai i shton vlerën ligës dhe për mua ai gjithmonë duhet ta fitojë Topin e Artë”./Lajmi.net/