Ancelotti: Ky lojtar do ta fitojë Topin e Artë në vitet e ardhshme

Carlo Ancelotti ka bërë një deklaratë befasuese sa i përket Topit të Artë.

Sport

04/11/2018 16:28

Carlo Ancelotti ka thënë se Kylian Mbappe e meriton që në vitet e ardhshme ta fitojë Topin e Artë.

“Mendoj se Kylian Mbappe dhe Neymar mund ta arrijnë suksesin e Cristiano Ronadlos dhe Messit”, ka thënë fillimisht strategu italian për ‘Telefoot’ , përcjell “lajmi.net”.

“Nëse Mbappe nuk e fiton Topin e Artë në këtë vit, atëherë ai do ta fitojë atë në vitet e ardhshme, jam i bindur.

“Neymar ka një pozicion të ri tani, duke e bërë atë më të rrezikshëm, andaj mendoj se tani mund ta shohim talentin e tij të vërtetë”,  ka shtuar Ancelotti. /Lajmi.net/