Ancelotti: Ky futbollist ndryshoi idenë time rreth futbollit

Carlo Ancelotti ka rrëfyer se Zinedine Zidane i ka ndryshuar idenë e të menduarit në futboll.

Sport

19/01/2019 11:06

Ish trajneri i Milan, Chelsea, PSG, Real Madrid dhe Bayern Munich, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën italiane ‘Corriere dello Sport’.

Ancelotti ka qenë lojtar i Milanit të Arrigo Sachi, dhe vazhdoi të qëndronte pas filozofisë me sistemin 4-4-2, derisa Zidane ndikoi në idetë e tij për futbollin.

“Zidane në Juventus ndryshoi idenë time për futbollin”, ka deklaruar Ancelotti, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë kisha një stil të futbollit që lojtarët i vendossha në zonë, dhe nuk përdorja një trekuartist. Zidane transferoi gjithçka, sepse e vendosa ekipin në zonë rreth një kampioni, duke krijuar diçka të porositur nga Zidane”./Lajmi.net/