Ancelotti: Ky futbollist mund ta eliminojë Realin nga Liga e Kampionëve

Carlo Ancelotti ka këshilluar Real Madridin që të ketë kujdes nga sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Sport

04/05/2016 10:05

Real Madrid takohet sonte me Manchester Cityn në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe, Carlo Ancelotti ka këshilluar ish skuadrën e tij që të ketë kujdes nga sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero.

“Ai është sulmues shumë i mirë”, deklaroi Ancelotti për “Goal”, përcjell “Lajmi.net”.

“Real Madrid duhet të ketë kujdes me të sepse lehtë mund të shënojë në Bernabeu. Nuk do ta jetë e lehtë që të ndalet. Në ndeshjen e parë, Ramos dhe Pepe e mbajtën nën kontroll dhe shpresoj që e njëjta gjë të ndodh edhe në ndeshjen e dytë. Por, nuk do të jetë e lehtë për Real Madridin”, theksoi ai.