Ancelotti: Ky ekip do ta fitojë “Kampionatin botëror 2018”

Carlo Ancelotti ka parashikuar "Kampionatin botëror 2018".

Sport

12/06/2018 09:10

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, bën parashikimin e tij në prag të Botërorit “Rusi 2018”. Sipas tij, favoritet kryesorë janë ata të përhershmit.

“Cila skuadër do ta fitojë Botërorin? Unë mendoj se Brazili ka më shumë mundësi, duke parë që trajneri Tite ka ndërtuar një mbrojtje shumë të fortë. Dihen aftësitë fantastike të brazilianëve në fazën sulmuese, miksimi i dy faktorëve të sipërpërmendur i bën brazilianët favoritë. Kupa e Botës e nxjerr fituesin nga i njëjti grup i vogël skuadrash, që përbëhet nga Brazili, Argjentina, Gjermania ose Spanja. Mëkat që këtë vit nuk do të jetë Italia.”

Në çdo Botëror, në fakt, del një skuadër që surprizon dhe shkon deri në fazat finale.

“Janë dy skuadra që mund të befasojnë në “Rusi 2018”: Belgjika, me kaq shumë lojtarë cilësorë që luajnë në Premier League, dhe Kroacia, që ka një kombinim mes eksperiencës dhe cilësisë”.

Në fund Ancelotti komentoi edhe sezonin e ri, që do ta nisë në krye të Napolit, transmeton “SS”.

“Pres të bëj më të mirën time, siç kam bërë gjithmonë. E njoh shumë mirë atmosferën në Napoli. Tifozët e kësaj skuadra janë të apasionuar, i kisha kundërshtarë kur luante Maradona. Vitet e fundit kjo skuadër ka bërë shumë mirë dhe unë dua ta nis nga kjo bazë.”