Ancelotti: Kujdes nga Juventus

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se Juventus është kundërshtari më i rrezikshëm i mundshëm për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sport

12/12/2014 15:03

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka veçuar Juventusin si kundërshtarin më të rrezikshëm në mesin e skuadrave që përfunduan në pozitat e dyta në grupet përkatëse të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos e fituan Grupin B, por në fazën tjetër të garës mund të ndeshen me Bianconerët që përfunduan të dytit në Grupin A, pas Atletico Madridit.

Dhe, Ancelotti ka thënë se Juventus është skuadra më e rrezikshme në mesin e kundërshtarëve të mundshëm për ekipin e tij.

“Të gjitha skuadrat në garë janë kualitative. Por, Juventus është kundërshtari më i rrezikshëm”, u shpreh ai gjatë një konference për shtyp.