Ancelotti kthehet në Serie A, sot nënshkruan me klubin e ri

Carlo Ancelotti drejt rikthimit në Serie A.

Sport

23/05/2018 07:04

Carlo Ancelotti do të kthehet në Serie A.

“Gianluca di Marzio” ka njoftuar se ish trajneri i Bayern Munichut është pranë finalizimit të marrëveshjes për emërim te Napoli.

Maurizio Sarri ka vendosur të largohet nga San Paolo kurse Ancelotti është favorit për pasardhës të tij, përcjell “lajmi.net”.

Ancelotti së bashku me stafin e tij janë takuar me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për të negociuar detajet e marrëveshjes që mund të konfirmohet gjatë ditës së sotme. /Lajmi.net/